28 nëntori/ Meta e përshëndet, Rama nuk kthen as kokën (VIDEO)

28/11/2020 - 10:42

Dita e pavarësisë i ka gjetur krerët e politikës shqiptare të përçarë. Dhe pse kjo ditë simbolizon finalizimin e përpjekjeve të shqiptarëve për vendin, në këtë 108 vjetor Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama janë të përfshirë në debate të ashpra.

Krerët e shtetit ishin sot në Vlorë për të përkujtuar ditën e pavarësisë së vendit duke kryer homazhe edhe tek Monumenti i Pavarësisë.

Por, edhe pse është një ditë e shënuar, kjo nuk ka mjaftuar për të shuar të paktën për sot debatet politike mes tyre.

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Ruçi u përkulën para Monumentit të Pavarësisë duke vendosur edhe kurora me lule.

Fill pas kësaj ceremonie, Meta largohet duke përshëndetur me dorë Ruçin dhe Ramën. Kryeparlamentari ia ktheu përshëndetjen Metës, ndërsa Rama as nuk ktheu kokën për të parë nga kreu i shtetit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kuvendi po zhvillon sot seancën e radhës plenare, ku në rend dite janë disa çështje.

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, në një komunikim online me qytetarët, iu ka kthyer përgjigje për ankesa të shumta.

Sot shkrimtari i famshëm shqiptar Ismail Kadare feston 85-vjetorin e lindjes.

Me një postim në rrjete sociale, nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku ka ironizuar me rikonstruksionin e bashkisë, që do të kushtojë 30

I ftuar në emisionin "Arena" të Dritan Hilës në RTV Ora, kreu i PD Durrës Ferdinand Xhaferraj u shpreh se Durrësi do të ndikojë në rezult

Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi, e ka cilësuar “papërgjegjshmëri të “Rilindjes”” faktin se bashkia e Durrësit ka planifiku

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me procesin e vaksinimit anti-covid, ndërsa nuk i ka kursyer kritik

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në konferencën e nivelit të Lartë të angazhimit për Fondin për Ndër

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me deklaratat e kreut të grupit parlamenta

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ftuar në rubrikën "Opinion" në News24 ka folur për përgjimet e antimafias italiane duke de