Nisma e Ministrisë së Arsimit “3 lëndë në 6 orë”, ka ngjallur reagime të shumta në radhët e politikanëve, por jo vetëm.

Nisma e re, e cila pritet që të praktikohet që në muajin shkurt në sistemin e arsimit parashkollor, për kryetaren e komisionit të shëndetësisë Albana Vokshi do të jetë një eksperiment që do të dështojë.

Në një postim të gjatë në Facebook, Vokshi jep edhe argumentet se pse kjo nismë do të dështojë, pasi në asnjë vend të BE nuk është parë dhe dëgjuar një praktikë e tillë mësimore.

Reagimi i plotë i Vokshit:

– “3 lëndë në 6 orë” është një tjetër dëshmi se në krye të Ministrisë se Arsimit dhe të Qeverisë kemi të pashkolluar!

– "3 lëndë në 6 orë" eksperimenti i rrezikshëm i dyshes Rama-Nikolla,‎dy njerëzve që çuan arsmin në greminë, e po na përdorin fëmijët si kavie!
Çifti Rama- Nikolla prezantuan një nismë të hartuar në ilegalitet e që askush në Ministrinë e Arsimit nuk e kishte dëgjuar deri në momentin që e panë në televizorin e qeverisë.

‎Në vend që të firmosin kontratat kolektive për 36 mijë mësues, apo të punojnë për hartimin e akteve nënligjore të arsimit të larte, të cilat duhet të kishin përfunduar tani e 2 vite më parë, sajojnë portale cdo ditë, apo bëjnë eskerimente të rrezikshme si fasadë për të mbuluar dështimet e një pas njëshme të Rilindjes‎.

Asnjë studim, asnjë analizë, asnjë konsultim me asnjë forum mësuesish, prindërish, specialistësh, apo me deputetë….‎thjesht një eksperiment I pamenduar, I lodhshëm dhe I destinuar të dështojë…

“3 lëndë në 6 orë” është nismë e dështuar.
E para, sepse nuk ka një tjetër vend të BE, apo Rajonit dhe Botës ku zbatohet ky system;
E dyta asnjë eksperiment apo nismë, qoftë edhe të studiuara mirë, nuk mund të ndërmerren në mes të një viti shkollor;
E treta, është një nismë e pabazuar në analiza, studime, konsultime. Ministria e Arsimit nuk është konsultuar as me Këshillin Rajonal të Arsimit Paraunivesriar (KRAP) që e ka detyrim ligjor (ligji 69/2012/Neni 29);
E katërta, ende nuk janë shfuqizuar:
– Plani mësimor i arsimit 9 vjeçar dhe atij të mesëm
– Programet mësimore për çdo lëndë
– Udhëzimi i vitit të ri shkollor
– Udhëzimi për nxënësit e ngujuar
– Udhëzimi për mësimin në shtëpi
– Udhëzimi për nxënësit me aftësi dhe nevoja ndryshe
– Udhëzimi për shkollat e mesme me kohë të pjesshmeplanet

Të cilat janë hartuar mbi bazën e sistemit mësimor aktual…e jo nismave të pastudiuara;
E pesta‎, nuk ka asnjë studim apo vlerësim si do të realizohet ky program mësimor në shkollat që kanë klasa kolektive, apo ai do te organizohet mësimi në shkollat me turne;‎ apo si do të veprohet me nxënësit që ndjekin programin mësimor individual;
E gjashta, ‎koha për trajnimin e mësuesve, drejtuesve të shkollave dhe implementimin e Nismës është krejt e pamjaftueshme. Askush, as vetë mësuesit, nuk e kanë të qartë cfarë do bëhet, kur, si, me cfarë…Një nismë që sic thotë Kryeministri Rama “ma tha një prind nëpërmjet një portal” – do zbatohet për 600 mijë nxënës, 36 mijë mësues e drejtues shkollash…në vetëm 2 javë kohë..

E shtata, s’ka asnjë vlerësim si do ndikojë kjo nismë mbi institucinet e arsimit privat, që sipas nenit 46 të ligjit 69/2012 zbatojnë planin dhe programin mësimor të miratuar në momentin e licencimit. Për çdo ndryshim kërkohet miratimi i ministrit.
“3 lëndë në 6 orë” – një projekt që ngre dhjetëra pyetje, problem e shqetësime, por një gjë dihet qysh në krye të herës, DËSHTIMI I TIJ (për fat të keq) do tu faturohet mësuesve. Stresit të mungesës së kontratave, tani do ju shtohet edhe stresi I amullisë dhe pamundësisë së realizimit të nje eksperimenti të rrezikshëm për sistemin arsimor…
Por ju e dini se Edi Kryeministër nuk ka kohë për t’u thelluar në mësime, nuk e ka bërë as kur ka qënë nxënës.

“3 lëndë në 6 orë” është një tjetër dëshmi se në krye të Ministrisë së Arsimit dhe të qeverisë kemi të pashkolluar!