3 orë mbledhje, Meta zbardh diskutimin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

25/03/2020 - 15:58

Nën drejtimin e Presidentit Ilir Meta u zhvillua sot mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nëpërmjet një video-konference.

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Çështjet e diskutuara ishin:

Masat që janë marrë dhe po merren nga Qeveria për përballimin e situatës në vend dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pasojave të COVID-19;

Përballimin e situatës ekonomike, nga efekti i sjellë nga përhapja e COVID-19;

Masat e marra për rikthimin e shtetasve shqiptare, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Rama dhe anëtarët e qeverisë informuan për masat e marra dhe për skenarët që do të duhet të përballohen në varësi të zhvillimit të situatës.

Kryetari i Kuvendit z.Ruçi shprehu gatishmërinë për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë.

Kryetari i Partisë Demokratike z.Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për të përballuar këtë pandemi.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u zhvillua në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese, dhe pati si qëllim kryesor unifikimin e të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, mjekësore e shkencore për të përballuar me efikasitet të plotë këtë situatë të vështirë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, ekonomisë kombëtare, paqes sociale dhe sigurisë.

Presidenti Meta shprehu besimin se në këtë frymë uniteti, gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi do ta përballojë me sukses këtë situatë të vështirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë botën, në interesin me të mirë të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka vlerësuar solidaritetin e Shqipërisë me Italinë duke i dhënë 30 mjekë dhe infermierë që do të luftojnë m

Kompania “Air Albania”, ka nisur sot misionin për kthimin në atdhe të qytetarëve shqiptarë, të cilët janë të bllokuar në qytete të ndrysh

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur dërgimin 30 mjekëve dhe infermierëve të Shqipërisë në Itali për të ndihmuar vendin fqinj në luftën k

Kryemistri Edi Rama ka postuar në Facebook një statistikë sa u përket kurbës së rritjeve të rasteve për koronavirusin.

Demokratët i kërkojnë qeverisë të ndërpresë çdo lloj tenderi apo prokurimi i cili nuk ka lidhje me shëndetësinë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video sensibilizuese në Facebook, ku bëhet thirrje për distancim social, në kët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot përmes një postimi në Facebook lidhur me masat shtrënguese ndaj koronavirusit.

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 75-vjetorin e krijimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”.

Kryeministri i vendit Edi Rama, ashtu siç ka bërë në ditët e fundit ka mbajtur një komunikatë me qytetarët, ku ndër të tjera ka folur edh