30 qershori, Glover takim me Zgurin në KQZ

11/07/2019 - 12:34

Përfaqësuesja e misionit të ODIHR, Audrey Glover, ka mbërritur në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të zhvilluar një takim me kreun e këtij insitucioni, Klement Zgurin.

Mësohet se Glover ka patur disa takime me drejtuesin e KQZ-së përgjatë këtyre ditëve. Shefja e misionit të ODIHR ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të partive politike në Shqipëri, përfshirë këtu edhe krerët e forcave kryesore të opozitës së bashkuar joparlamentare, Lulzim Basha (PD) dhe Monika Kryemadhin (LSI).

Glover pritet të largohet ditën e nesërme nga Shqipëria, ndërkohë që takimin e fundit ka zgjedhur ta zhvillojë me Zgurin, i cili ka vënë në dukje disa shkelje gjatë procesit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Pas dy muajsh, ODHIR pritet të publikojë raportin përfundimtar për lokalet e 2019-s, në të cilat opozita nuk mori pjesë, pas vendimit për djegien e mandateve dhe protestave të shumta që prej 16 shkurtit të këtij viti, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërsa socialistët kanë marrë 60 bashku nga 61 gjithsej, duket se meraku i kryeministrit Edi Rama mbeten bashkitë e drejtuara deri tani n

Socialistët kanë nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj për shkak të “shk

Përmes një deklarate zyrtare, ministrja e Financave, Anila Denaj ka reaguar pas debatit të krijuar për dhënien me koncension të shërbimit

Në një postim të gjatë në Facebook, Presidenti Ilir Meta, ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për kapjen e reformës në drejtë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar rreth kërkesës së Partisë Socialiste për shkarkimin e Arben Malajt nga Këshill

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi zhvilloi një takim në Sarandë me Task Forcën për mbarëvajtjen e sezonit turistik ng

Pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha dhënë për mediat pas takimit me aleatët ka reaguar Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zbardhur detaje rreth takimit të tij 40 minutësh me Presidentin Ilir Meta, gjatë mëngjesit të sotëm.

Në mbledhjen e komisionit të ligjeve ka pasur sërish përplasje mes deputetit socialit Bashkim Fino dhe kreut të këtij komisioni, Ulsi Man

Arben Malaj ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.