Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana ka mbushur një vit punë nga mandati 4-vjeçar si kryetar i bashkisë Shijak. Pas 365 ditëve në post, Arbana ka bërë një rezyme të punës së tij, duke nënvizuar dy ngjarjet e forta që përjetuan shijakasit, tërmeti i 26 nentorit dhe pandemia Covid-19.

“Ndjehem i nderuar që prej një viti përfaqësoj shijaksit e mi dhe Njësitë Administrative Xhafzotaj, Maminas, Gjepalaj.  Një vit më parë unë mora mandatin për të menaxhuar qytetin e Shijakut. Por ndjeshmëria për të përmirësuar gjërat e qytetit tim ka nisur më herët. Një vit punë nuk janë shumë për të plotësuar vizionin tim për Shijakun, por janë të mjaftueshme për të krijuar së pari një mendësi të re, për të hedhur themelet e një qeverisje vendore në shërbim të qytetarëve. Sfidat e dy tërmeteve që kaluam nuk e ndalën energjinë dhe vizionin tim, përkundrazi të gjitha vështirësitë u kthyen në forcë. Falenderoj Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e pazëvendësueshme që na ka dhënë.”,– shkruan Arbana në një postim në rrjete sociale.

Duke u ndalur tek sfidat e së ardhmes, kryebashkiaku i Shijakut shkruan se prioritet mbetet rindërtimi i qytetit, pas dëmtimeve të shumta nga tërmeti.
“Pas suksesit që arriti kryeministri Rama në Konferencën e Donatorëve duke kaluar të gjitha pritshmëritë, na mbështeti duke i hapur rrugën Rindërtimit të qytetit tonë, për të bërë realitet ëndrrën e çdo familje të prekur nga tërmeti për të pasur shtëpinë të re. Më pas sfida jonë si Bashki ishte të përfundonim sa më shpejt aplikimet për dëmet e banesave për çdo ndërtesë të dëmtuar, individuale dhe kolektive.
Dhe … Ja dolëm… duke punuar me orare të zgjatura, të shtunave dhe të dielave.
Modestisht më duhet të pranoj që jemi bashkia e parë që ka përfunduar me sukses të gjithë aplikimet për rindërtimin e shtëpive dhe po përfundojmë me dhënien e dëmshpërblimeve nga Grantet, për nivel dëmi DS1,DS2,DS3″
,- shkruan kryebashkiaku, ndërsa në vijim bën bilancin e 365 ditëve të tij si kryebashkiak.

Ja një përmbledhje e punës tonë të deritanishme…

    750 familje të pastreha përfitojnë BONUS QERAJE.
    Grante për 1174 familje me vlerë 5,3 milion dollarë.
    Grante për ambientet e përbashkëta, për pallatet 1,2 milion dollarë.
    Si fillim kemi ngritur ambiente provizore strehimi. 
    Kemi siguruar tre vakte për familjet e pastreha.
    Kemi realizuar Dëgjesa Publike në Shijak dhe Njësitë Administrative për planin e RINDËRTIMIT.

Rindërtimi i SHIJAKUT pas tërmetit.
Do të ndërtohen nga e para:

  • Gjimnazi “16 Shtatori” Shijak.
  • Gjimnazi “Kajo Karafili ” Maminas.
  • Shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”.
  • Shkolla 9-vjeçare “Petrit Llaftiu”.
  • Kopshti Nr.1
  • Kopshti Nr.2
  • Çerdhja Shijak
  • 30 pallate të reja 
  • 27 pallate do të rikonstruktoren
  • 800 shtëpi do rindërtohen.
  • 1174 shtëpi private do të riparohen
  • Pallati i Kulturës
  • Parqe publike
  • Xhamia
  • Biblioteka

Do të ndërtohet me ndihmën e Donatorëve të huaj

  •     Qendra Shëndetësore në Rubjekë.
  •     Rotondo e Maminasit.
  •     Financimi i Rrugës së Karreçit, Maminas përmes granteve nga Ambasada Zviceriane.
  •     Shkolla “Rilindja” në Sallmonaj.
  •     Do të investojmë me grante nga Ministria e Turizmit.

NDËRHYRJE NË INFRASTRUKTURË

  •     Përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm.
  •     Me ndihmën e organizatës “Qatar Charity” kemi investuar për qendrën shëndetësore Xhafzotaj
  •     Rehabilitimi dhe alfaltimi i kryqëzmit “Katër Rrugët e Shijakut”
  •     Rehabilitimi dhe alfaltimi i aksit rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”- Shkozet
  •     Aksi rrugor “Katër Rrugët” – Xhafzotaj

HAPËSIRAT PUBLIKE

  •     Dezifektimi dhe pastrimi i vazhdueshëm i koshave.
  •     Kemi lyer pemët, janë pastruar dhe mirëmbajtur varrezat.
  •     Kemi vijëzuar rrugët e lagjeve në Shijak dhe fshatra.
  •     Për t’i paraprirë problemit të përmbytjeve janë pastruar vazhdimisht pusetat.
  •     Është ngritur dhe sistemuar argjinatura e lumit Erzen.

ARSIMI

  •     Shkollat në fillim të vitit të ri shkollor janë lyer, dezinfektuar dhe mirëmbajtur.
  •     Ka filluar ndërtimi i shkollës “Adem Sabli”- Borakë.
  •     Ka përfunduar shkolla e re “Muharrem Dollaku”.
  •     Është ngritur grupi i të rinjve Vullnetarë të Bashkisë
  •     English Club, grupi i fëmijëve që mësojnë anglisht falas (do të rifillojë së shpejti)

Menaxhimi i situatës së emergjencës Covid-19

  •     Ngritëm Shtabin e Emergjencave, 
  •     Përgatitja e infrastrukturës së ndihmave, duke bashkëpunuar me Sigurimet Shoqërore.
  •     Ndihma ushqimore, medikamente për PENSIONISTËT e vetmuar
  •     Ndihma ushqimore, medikamente për njerëzit me aftësi të kufizuar.
  •     DYFISHIMI i shumës së ndihmës ekonomike.
  •     Transport falas për personat që kryejnë dializë dhe të sëmurët kronikë.

Gjatë këtij viti Bashkia e Shijakut ka ulur me 300% shpenzimet duke i hapur rrugë për vitin e ardhshëm investimeve jetike për çdo komunitet. Përparësia jonë do të jetë zhvillimi i Agroturizmit në fshatrat tona me natyrë mbresëlënëse.
Dëshiroj me gjithë zemër të jap më të mirën time për ju.
Mbase ka dhe gjëra që ende mund t’i bëjmë më mirë, pasi askush nuk është perfekt, por ne jemi këtu për të përmirësuar çdo ditë vetveten.
Faleminderoj të gjithë ata që na kanë ndihmuar, për sensibilizimin dhe frymën pozitive që përcjellin në komunitet.
Ne besojmë te mundësitë që na ofron e ardhmja, me bindje të plotë do të realizojmë sfidat që na presin. Falë përpjekjeve të përbashkëta dhe duke punuar çdo ditë për ju me pasion dhe përkushtim, le të lëmë gjurmë pozitive për Shijakun që të gjithë duam. 

Ëndrra për të parë Shijaku qytetin që duam, po realizohet!
Le ta jetojmë të gjithë së bashku këtë ëndërr…
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!
Faleminderit nga zemra!