500 banesat e premtuara/ Erdogan: Do jenë gati brenda 6 muajsh deri në një vit

08/12/2019 - 15:49

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan premtoi sot se brenda harkut kohor të një viti 500 banesat e premtuara për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit do të jenë gati.

Në një prononcim për mediet, nga Turqia, ku u mbajt konferenca ndërkombëtare e nivelit të lartë për investimet publike e private, presidenti turk siguroi për vijimin e mbështetjes për Shqipërinë.

“Përsa i përket ndërtimeve, ka filluar puna. Të gjitha ekipet janë andej dhe në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri. Po presim që të vendoset për vendin ku do të ndërtohet, në mënyrë që të nisë sa më shpejt procesi”, deklaroi Erdogan.

Erdogan theksoi po ashtu se po diskutohet që një pjesë të ndërtimeve t’i bëjmë çelik dhe një pjesë ndërtim normal.

“Diskutuam me kryeministrin dhe ai tha se banesat mund të jenë gati brenda 6 muajsh deri në një vit”, – tha Erdogan.

Po ashtu, presidenti turk bëri të ditur se janë dërguar drejt Shqipërisë edhe një numër i madh çadrash speciale dimërore, pasi koha është e ftohtë.

I pyetur nëse kishte besim se vendet e tjera do t’i përgjigjeshin kërkesës së kryeministrit Rama për ndihmë, presidenti turk theksoi se “edhe kryeministri bëri thirrje dhe unë e përsërita thirrjen për ndihmë edhe një herë pas kryeministrit Rama dhe shpresoj të marrim përgjigje pozitive”./ATSH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot, presidenti Ilir Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvend

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR) dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizuan sot, në T

Është mbajtur sot në Tiranë Konferenca Shkencore kushtuar 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar.

Përmes një postimi në Facebook, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ku kujtuar ngjarje të ndryshme të ndodhura më 21 janar ndër vite.

Kryeministri Edi Rama u nis mëngjesin e sotëm nga aeroporti ushtarak Chuguev në Ukrainë, drejt pikës së kontaktit me ata që e kundërshtoj

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar 00-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, një nga ngjarjet më madhore të historisë së vendit tonë në të

Në një komunikim për mediat, sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata tha se emërimi antikushtetues dhe i paligjshëm i Artur Me

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për marrëveshjen e arritur, me ndërmjetësimin e SHBA-ve, për rivendosjen e linjës ajrore Beogra

Ambasadorja e re e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në vendin tonë, Guusje Korthals Altes gjatë konferencës për hetimin financiar tha se në

Presidenti i vendit Ilir Meta ka kujtuar sot 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, duke e cilësuar atë një nga ngjarjet më të mëdha dhe m