552-vjetori i vdekjes/ Albin Kurti kujton Skënderbeun: Trimëria e tij ishte e pashoq, luftoi për bashkim

17/01/2020 - 15:55

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar sot heroin kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut në 552-vjetorin e tij të vdekjes.

Kurti shkruan në Facebook se pavarësisht se dallimi mes mesjetës dhe sot është i madh, disa vlera të Skënderbeut janë frymëzim edhe sot; si trimëria e pashoq, aftësia e lartë ushtarake, gatishmëria kundër ushtrive shumë të forta apo dhe mbrojtja e pavarësisë së tokës së tij.

POSTIMI I PLOTË

Para 552 vitesh, sipas konsensusit të gjerë të historianëve, vdiq në moshën 62-vjeçare heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ai jetoi e luftoi në kohë të tjera, në mesjetën e principatave të vogla e perandorive të mëdha feudale.

Dallimi i mesjetës me kohën tonë është aq i madh, sa që çdo krahasim politik do të ishte një përkthim i paqëndrueshëm. Por, megjithatë disa nga vlerat njerëzore e politike mund të përdoren për frymëzim edhe sot.

Trimëria e tij e pashoq, aftësia e lartë ushtarake e pranuar edhe nga armiqtë, gatishmëria për t’u përballur me ushtri shumë më të forta, për të mbrojtur pavarësinë e tokës së tij, duke krijuar de-facto një shtet të pavarur arbëror.

Por unë sot dua të marr një tjetër prej tipareve të vyeshme të Skënderbeut tonë: bashkimin për liri. Historianët na tregojnë për fjalinë e famshme me të cilin ai përshëndeti popullin pas rikthimit si fitimtar në Krujë: Lirinë nuk ua solla unë, por atë e gjeta këtu midis jush. Kjo fjali edhe sot tingëllon progresiste.

Individualizmi bazohet te liria, por liria mbërrihet vetëm prej angazhimit kolektiv, ajo banon te bashkësia. Individi duhet të bashkëpunojë, që të ecë përpara si individ. Fjalia e Skënderbeut duhet të jetë thënë vërtet, po të shohësh se ai e ndoqi parimin e bashkimit edhe me Besëlidhjen e Lezhës, ku u përpoq të mblidhte sa më shumë prijës arbër, minoritarë e disa aleatë fqinj, për ta bërë rezistencën.

Po t’i kishte mbledhur të gjithë, po të kishin bashkëpunuar me disiplinë, mbase do të ishte themeluar një shtet edhe më jetëgjatë. Por, historia nuk bëhet me nëse, e koha nuk kthehet kurrë pas…

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili teksa ka publikuar mesazhin e mikut të tij, sportistit Florian Riza, deklaroi se në spitalin Infektiv

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me akuzat e kryeministrit Rama në adresë të opozitës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në mesnatë për të gjithë ndjekësit në rrjetin social ‘Facebook’ se 17 pacientë kanë fiyuar betejën kundër

Kyeministri Edi Rama është në një lidhje ‘Live’ në emisionin Open te Eni Vasilit në Top Channel ku po u përgjigjet disa pyetjeve në lidhj

Koordinatori për situatën COVID 19, Arben Ahmetaj deklaroi se brenda institucioneve qeveritare është duke u diskutuar paketa e dytë ekono

Ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehet se është krenare që mbikqyri në terren dhurimin e ndihmës së SHBA me pajisje mjekësore për person

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, me anë të një statusi të publikuar në Facebook, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama në drejtim

Ish-presidenti Bujar Nishani ka akuzuar qeverinë se po gënjen shqiptarët për numrin real të viktimave nga pandemia e COVID-19.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një grafik të ecurisë së koronavirusit në Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit dhe botës

Kryeministri Edi Rama vjen me një tjetër mesazh drejtuar qytetarëve, të cilët në këto momente të vështira për shkak të koronavirusit po h