6 përgjimet/ PD-ja e Durrësit konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

05/06/2019 - 14:51

Pas daljes së 6 përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild” që tregojnë lidhjen e pushtetit në Durrës me bandat kriminale, ka reaguar edhe Partia Demokratike e degës së Durrësit.

Në një komunikim për “DurrësLajm”, kreu i degës së PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferri, tha se sot është parashikuar mbajtja e një konference për shtyp në orën 18:00 nga selia blu e qytetit bregdetar.

Ndërsa në orën 19:30 Forumi Rinor i PD-së Durrës do të organizojë një protestë para bashkisë së qytetit.

Ditën e sotme, gazetari gjerman, Peter Tide, publikoi 6 audio-përgjime mes Astrit Avdylajt (lexo këtu), kreut të bandës kriminale të Shijakut me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako si dhe të zyrtarëve të tjerë të PS-së.

Në këto audio dalin përgjime për kryetarin e bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani, kandidati socialist për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana, asokohe kryetar i PS-së, Ivo Doçi administratror i Ujësjellës Kanalizime Shijak, Arjan Ndraxhi, vëllai i deputetit Ilir Ndraxhi si edhe një votues në Shijak, të cilët bisedojnë me Astrit Avdylajn.

Ky i fundit shfaq një raport miqësor më të gjithë zyrtarët e Partisë Socialiste, të cilët i bind që Ilir Ndraxhi të jetë pjesë e listës së deputetëve të Shijakut, apo iu kërkon të heqin gjobat e vëna nga vetë socialistët. Përmes telefonit, Astrit Avdylaj i kërkon një qytetari të votojë Partinë Socialiste dhe në këmbim do të ketë edhe një “kafe”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot deputetët dhe ministrat në Kryesinë e Kuvendit, ku u ka kërkuar të gjithëve që të shpërndahen në te

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme më prefektët dhe me Emergjencat Civile, i ka bërë kritika prefektit të Durrësit.

Pas mbledhjes urgjente të qeverisë në mesnatë, kryeministri Edi Rama do të vijojë edhe ditën e sotme takimet e njëpasnjëshme për të marrë

Pas qeverisë kryeministri Edi Rama ngre më këmbë edhe deputetët socialistë për shkak të tërmeteve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas tërmeteve të sotme.

Presidenti Ilir Meta zhvilloi mbëmjen e sotme një takim në Prefekturën e Durrësit ku u njoh nga afër me të dhënat paraprake lidhur me dëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është nisur drejt qytetit të Durrësit, ku ishte epiqendra e termetit.

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka komentuar vizitën e pesë viteve më parë të Papa Franceskut në Tiranë, për

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u ndal te dënimi me shërbim prove për ish-ministrin Sai

"Nëse arrestohet qytetari, për barazi para ligjit nuk ka përse jo zyrtari. Le të jemi të barabartë në padrejtësi të paktën".