Paraditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit po përkujtohet 80-vjetori i rezistencës ndaj pushtimit italian.

Në ceremoninë e organizuar te busti i Mujo Ulqinakut, me këtë rast po merr pjesë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Nga pamjet e para që “DurrësLajm” sjell live nga homazhet që po zhvillohen para bustit, Meta dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako shihen kokë më kokë duke komunikuar me njëri-tjetrin.

Komunikimi i dyshes vjen në një kohë që vendi po kalon një krizë politike.