Në këtë ditë të veçantë, ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë urime të shumta nga miqtë të afërmit dhe dashamirësit e tij, pasi feston 74-vjetorin e lindjes. 

Përpos urimeve, mësohet se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar Berishës një dhuratë.

Presidenti Meta i ka dhuruar ish-kryeministrit një buqetë me lule, kryesisht me zambakë të bardhë dhe trëndafila blu, që simbolizojnë edhe ngjyrat e Partisë Demokratike.

Meta e ka deklaruar edhe më parë që e ka shumë përzemër Berishën.