Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe ka qenë i pranishëm në ceremoninë përkujtimore të Konferencës të Pezës, që zhvillohet ditën e sotme.

Braçe ka dërguar mesazhe të forta për ata të cilët deklarojnë se nuk pati luftë.

“Jemi mësuar të dëgjojmë se lufta nuk ishte dhe se nuk solli dëshmorë. Por lufta nuk është ndërtuar nga Konistudio ‘Shqipëria e Re”. Por lufta ishte e vështirë, pati gjakderdhje. Gjatë kësaj lufte nuk bëmë asnjë gabim, populli shqiptar nuk gaboi, kur organizoi rezistencën. Nuk gabuam kur erdhëm këtu në Pezë dhe i bëmë thirrje popullit shqiptar të bashkohen. Nuk gabuam kur krijuan Ushtrinë Nacional Çlirimtare madje duke korrigjuar edhe ato akte të turpshme. Mos i harroni tradhtarët as tradhtia nuk është e Kinostudios.

Qeveritë i shpallën luftë Anglisë, Francës dhe në dhjetor edhe SHBA, është i vetmi akt i turpshëm që politikanë kohë pas kohe kanë ndërmend dhe marrin ti shpallin luftë perëndimin. Ishte populli që e korrigjoi vendimin e atyre qeverive, ishin shqiptarët që u bënë palë me koalicionin më të madh Antifashist. Ishin shqiptarët, bura dhe gra, djem dhe vajza që i dhanë këtij vendi lirinë dhe pavarësinë”, shprehet Erjon Braçe në fjalën e tij.