Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka shpërndarë mesazhin e Presidentit Ilir Meta lidhur me Reformën Zgjedhore për të cilën palët nuk po gjejnë konsensus.

Kreu i Shtetit thekson se zbatimi i kushteve të Bashkimit Evropian fillon me konsensusin për Reformën Zgjedhore.

“Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë!”, shkruante Meta.