Kryeministri Edi Rama bën me dije se qeveria shqiptare ka gati projektin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama saktëson se projekti i shumëpritur për ndërtimin e aeroportit të Vlorës është përpiluar nga studioja ‘’ARCHEA’’.

Paraqitja e projektit të Aeroportit të Vlorës do të bëhet nesër në orën 17:00 në qytetin bregdetar.|

Postimi i Edi Ramës:

GATI PROJEKTI PER AEROPORTIN NDERKOMBETAR TE VLORES

Pas negociatave tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me konsorciumin që shprehu interes për realizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, u angazhuam drejtëpërdrejt në bërjen e projektit për të mos humbur tjetër kohë të çmuar.

Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARCHEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standarteve më të larta teknike e arkitektonike.

Për më shumë nesër në Vlorë në prezantimin e projektit, tek “Tre Racat”, 17.00.