Aktori i njohur Agim Bajko emërohet drejtori i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave.

Bajko emërohet në krye Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave pas lirimit nga detyra të Erion Isait, me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kujtojmë se Isai është liruar nga detyra që mbante pasi shpalli kandidaturën për kryebashkiak i Kolonjës ku rezultoi dhe fitues.

Agim Bajko është një ndër aktorët më të spikatur komik. Nivelet më të larta i mbërriti kryesisht në komedi të plota, në skeçe të gjata, ku mundesia per t’i vizatuar figurat më në thellesi e plotësi ishte me e madhe.

Ai është humorist në disa emisione e rubrika kulturore televizive, por me emisionin humoristik “ By-pass” ka zënë vend të mirë në treg duke vënë në jetë talentin e tij prej humoristi dhe gazetari. Per kontributin e tij në medien televizive Bajko është vlerësuar me çmimin “PERSONAZHI I VITIT” me 2009 nga Vleresimi vjetor radio Televiziv. Gjithashtu, më 2012-n është nderuar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi me titullin “MJESHTER I MADH”.