Ndërsa pranoi se opozita ka bërë disa gabime, Agron Duka kreu i partisë Agrare tha në Top Talk se pas humbjes së opozitës , Basha duhet t’i hapë rrugë demokratëve për zgjedhje të lira në parti dhe se lidershipi i ri mund të jetë përsëri Basha.

Ai tha se zgjedhjet në PD duhen ribërë në mënyrë që të vazhdohet para.

Duka në Top Talk: Opozita duhet të shikojë gabimet, ose ardhmja është e errët, mos të humbasë kohë kot deri në shtator.

Basha duhet patjetër të ribëjë zgjedhjet të lira në PD, jo siç u bënë më para, zgjedhje reale, të bashkohen demokratët, që nga i vjetri deri më i riu.

Të zgjedhin lidershipin e ri të PD që mund të jetë dhe Basha prapë, nëse e rifiton besimin , se kështu me artifica thjesht i shton jetën mazhorancës.