Agron Duka i kujton Edi Ramës: Edhe një muaj kohë të ka mbetur për mbajtjen e premtimit dhënë në Durrës

13/11/2019 - 18:44

Kreu i PAA-së dhe ish-deputeti i Durrësit, Agron Duka, i ka kujtuar sot kryeministrit Rama se edhe një muaj kohë i ka mbetur për mbajtjen e premtimit për zgjidhjen e problemit të vendgrumbullimit të mbetjeve në Porto Romano.

Ndërsa riposton një postim të kryeministrit në rrjete sociale në 13 qershor 2018, Duka i kujton Ramës se premtimi i bërë 17 muaj më parë mbetet ende i papërmbushur dhe vë në rrezik shëndetin e qytetarëve durrsakë.

“Një premtim i pambajtur që nuk rrezikon vetëm shëndetin e atyre që jetojnë pranë vendgrumbullimit, apo të studentëve të universitetit “Aleksandër Moisiu”, i cili ndodhet pak metra larg kësaj bombe ekologjike, por shëndetin e gjithë qytetarëve të Durrësit”,- shkruan Duka.

Postimin e tij, kreu i PAA-së e shoqëron edhe me foto që dëshmojnë situatën mjaft kritike në vendgrumbullimin e mbetjeve në Porto Romano.

Postimi i plotë i Agron Dukës:

17 muaj më parë, pasi u përsërit refreni i vjetër se “kështu ka qenë prej dekadash”, kryeministri premtoi se problemi i vendgrumbullimit të mbetjeve urbane në Porto Romano të Durrësit, do të zgjidhej brenda 18 muajsh. Mungon ende një muaj nga përfundimi i këtij afati, por situata nuk ka ndryshuar.

Plehrat nuk trajtohen dhe nuk asgjësohen, lihen në mëshirë të fatit; punën e Bashkisë vijojnë ta bëjnë derrat, të cilët ushqehen në këtë fushë toksike.

Një premtim i pambajtur që nuk rrezikon vetëm shëndetin e atyre që jetojnë pranë vendgrumbullimit, apo të studentëve të universitetit “Aleksandër Moisiu”, i cili ndodhet pak metra larg kësaj bombe ekologjike, por shëndetin e gjithë qytetarëve të Durrësit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një javë pas komisionerit për zgjerimin, Shqipërinë e viziton sot Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Ish-kryeministri Sali Berisha në studion e emisionit "Opinion" ka deklaruar emrat e atij që ai i konsideron "armiq".

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë çdo aludim për një marrëveshje të fshehtë Rama – Basha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” për marreveshjen PD-PS për reformën zgjedhore.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka qenë në Lezhë në një takim me strukturat ku ka shpërndarë dhe karta an

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për çështjen e T

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla se do

Kreu i Komisionit të Ligjeve, deputeti Ulsi Manja, komentoi disa prej vendimeve të bujshme të organeve të drejtësisë, që kanë liruar nga

Në mbledhjen e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për amnistinë, i cili pritet t’i kalojë tashmë Kuvendit.

Pas shumë debatesh, Komisioni i Medias ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për kthimin në Kuvend për rishikim të Paketës Antishpifje.