Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, u shpreh se tepsia e Ramës është e vjedhur me paratë e drogës, ndërsa shtoi se është pabesueshme, që një qeveri që është e akuzuar për trafik droge dhe krim, mban ministër një person që vëllain e ka të dënuar në burg.

Po ashtu, Duka në studion e Oranews tha se kuksianët që dolën në protestë nuk mund të rrinë në burg, është e papranueshme.

“Rama ka tepsinë e vjedhur me paratë e drogës. Edhe Rama vetë nuk ka arritur ta besojë këtë rezultat. U akuzuan vazhdimisht. u vërtetuan akuzat e opozitës, Xhafajn e njoh personalisht dhe sipas meje është një njeri që e njeh administratën dhe ndryshoi diçka në zyrat e shtetit, por pa ditur se ai paska një vëlla që paska bërë këtë vepër penale që paska bërë trafik droge, dhe që kjo qeveri ka një mijë e një akuza për drogë dhe vendos një ministër, vëllai i të cilit është i dënuar për drogë.

Nuk mund të jetë ministër i Financave, që vëllain e tij e kapin për evazion fiskal. Pse duhet të dalim në protestë? Ka konsum të jashtëzakonshëm të qeverisë, taksa e rrugës së kombit. Si mund t’i mbash katër njerëz brenda, që dalin për një të drejtë të tyre”, tha Duka.