Agron Duka letër të hapur Edi Ramës, ja çfarë i shkruan

19/06/2019 - 18:27

Ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i shkruan një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku thekson midis të tjerash se situata në vend po përkeqësohet nga ora në orë, duke shtuar se përplasja duket e pashmangshme.

“Nuk është turp të tërhiqesh dhe nuk ka asnjë lavdi në mbajtjen e pushtetit me çdo mjet”, shkruan Duka në letrën e publikuar në rrjete sociale.

Letra e plotë e Agron Dukës:

I dashur Edi,

Ndryshe nga ty, nuk kam qenë kurrë i aftë të ndaj politikën nga miqësia, por, ashtu si ty, nuk kam bërë ndonjëherë politikë me dimensionin privat të miqve apo kundërshtarëve. Sot po e thyej këtë rregull dhe po të shkruaj si mik, si një person me të cilin më ka lidhur jo vetëm puna por edhe momente jete.

Nuk di nëse po të keq këshillojnë apo nëse pushteti të ka hequr aftësinë për të parë qartë atë që po ndodh; por më lejo të të them se je bërë i mirë i botës, të paktën i atyre që të rrethojnë sepse nga ty varen privilegjet dhe suksesi që gëzojnë, dhe i keqi i vetes.

Situata në vend po përkeqësohet nga ora në orë, dhe tashmë përplasja duket e pashmangshme. Paraardhësit e tu, pa asnjë përjashtim, janë ndodhur përballë mundësisë së humbjes së pushtetit. Megjithatë, Nano, Meta, Berisha, në mënyrat e tyre, kanë ditur të bëjnë një hap pas. Për këtë arsye, qytetarët janë treguar bujar me ta, edhe kur kanë gabuar, madje u kanë dhënë besimin për t’i qeverisur sërishmi.

Nuk është turp të tërhiqesh dhe nuk ka asnjë lavdi në mbajtjen e pushtetit me çdo mjet. Sepse e vetmja gjë që të përket është familja jote dhe nderi yt, gjithë të tjerat janë të përkohshme dhe mbi të gjitha janë të shqiptarëve. Herët apo vonë do të duhet t’i dorëzosh, veçse mënyra se si e bën këtë dorëzim do të jetë domethënëse për interesin e vendit.

Nëse vazhdon kështu, kam frik se do të jesh ti vetë kurbani që lips fundi i tranzicionit. Bëj që kurban të bëhet pushteti yt, jo ti, jo vendi ynë.

Reflekto robo, je ende në kohë për të bërë gjënë e duhur.

Goni

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ishin vetëm 2 mjekët e infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, por PD akuzon se shifrat po fsh

“Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërruar të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t’u zëvendësuar nga një ndërtesë e re, pr

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga skadimi i afatit që mazhoranca dhe opozita u angazhuan për të përmbyllur Reformën Elektorale në tryezën

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë për të folur për krizën ekonomike pas pandemisë Covid-19

Kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën me një postim për Teatrin e ri Kombëtar.

Ish-presidenti Bujar Nishani i është përgjigjur me një foto akuzave të qeverisë kundër takimeve të kryeopozitarit Lulzim Basha në qytetin

Përfaqësuesi i PS në Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik de

Bashkëkryetarja e tryezës së Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik tha se PD-ja nuk e pran

Në një prononcim për mediat, përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi janë shprehur se ende nuk ë

Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, i konsideron sulme të ulëta politike disa pretendime në vend dhe në Prishtinë se Tirana synon ta