Agron Duka publikon mesazhin e fermerit dhe i bën thirrje Ramës: Qeveria të miratojë sa më parë një paketë për bujqësinë

29/03/2020 - 16:07

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, publikon në “Facebook” mesazhin e një fermeri, i cili i kërkon kryeministrit Edi Rama të gjejë nj

Duke thotë se situata në zonat rurale po rëndohet për shkak të kufizimit të eksporteve dhe masave shtrënguese që pengojnë lëvizjen e mjeteve mekanike të domosdoshme për punimin e tokës.

Lidhur me këtë , kreu i PAA-së i bën thirrje qeverisë të dëgjojë zërin e fermerëve, të lehtësojë masat shtrënguese për të mundësuar vijimin e punës në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe të miratojë sa më parë një paketë mbështetëse për sektorin e bujqësisë, i cili prek 40% të popullsisë.

Mesazhi i Agron Dukës:

Mesazhi që po shpërndaj është vetëm një nga qindra që mbërrijnë çdo ditë nga fermerë dhe blegtorë. Ditë pas dite situata në zonat rurale po rëndohet për shkak të kufizimit të eksporteve dhe masave shtrënguese që pengojnë lëvizjen e mjeteve mekanike të domosdoshme për punimin e tokës.

Ndryshe nga sa ndodh në sipërmarrjet me intensitet të lartë punonjësish, të cilat vijojnë punën, fermerët, që zhvillojnë aktivitetin e tyre në ambient të hapur dhe në distancë nga njëri-tjetri, po izolohen.

E kanë të pamundur të shkojnë te toka e tyre, pasi distancat janë të largëta, sikurse një pjesë e madhe prej tyre e ka të pamundur për të aksesuar paltformat online nëpërmjet të cilave sigurohet mundësia për të qarkulluar në mënyrë të kufizuar.

Bujqësia është dhe duhet trajtuar si një sektor strategjik, sidomos në momente krizash, pasi nga puna e fermerëve dhe blegtorëve, jepet një kontribut i rëndësishëm për prodhimin e brendshëm dhe njëkohësisht furnizohen tryezat e shqiptarëve. Fatkeqësisht, kjo nuk është pasqyruar në paketën e ndihmës ekonomike të prezantuar deri më tani nga qeveria, duke lënë në harresë fermerët dhe familjet në nevojë në zonat rurale.

Prandaj i bëj thirrje qeverisë të dëgjojë zërin e fermerëve, të lehtësojë masat shtrënguese për të mundësuar vijimin e punës në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe të miratojë sa më parë një paketë mbështetëse për sektorin e bujqësisë, i cili prek 40% të popullsisë.

Mesazhi i fermerit:

Një thirrje kam për kryeministrin Edi Rama. Ore vëlla çfarë do të bëhet me fshatin. Ne duam të shkojmë te toka lopa do të hajë, nuk do të dijë për virus. Dakord jemi, kemi një muaj që s’po dalim, por sera do hapur në mëngjes, do mbyllur në darkë. Pse njëlloj është një fasoneri, ku janë byth më byth njerëzit, dhe unë tek pull me traktor të punoj tokat. Jam vetëm fare, mes ullinjve, ku do më kap virusi. Dakord jam, duhet të ruhemi, por si do vejë puna jonë, na jepni një përgjigje. Kam 1.5 km rrugë që duhet të përshkuaj atje, që të shkoj te toka, nuk dal dot në xhade, se më thonë do ta sekuestroj traktorin. Na jepni një përgjigje ju lutem.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të Qendrës Europiane të Drogave duke e cilësuar një kambanë e for

Ditën e sotme, ambasadorët e SHBA, të BE-së dhe të Britanisë kanë zhvilluar një takim me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në se

Përmes një konference për shtyp, Ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahemtaj foli

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve të cilën kërkonin me ngulm hapjen e kufinjve.

Ambasadori Italian, Fabrizio Bucci ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim në selinë blu ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dh

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot me rastin e 86-vjetorit të lindjes komentatorin e njohur, profesor Ismet Bellova.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një deklarate nga selia blu, tha se Banka Botërore ka parashikuar situatë të rë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet e saj sociale ka uruar fëmijët për fest

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës se ka shpenzuar 100 mijë euro nga paratë e shqiptarëve për udhëtim me charter pë