Agron Duka: Qeveria e ardhshme do ta shohë biznesin dhe bujqësinë si aleat, jo kundërshtar (VIDEO)

22/02/2021 - 18:58

I pranishëm në ceremoninë e dekorimit të Dhomës së Tregtisë Durrës me titullin e lartë “Për merita të veçanta civile”, me rastin e 100-vjetorit të krijimit të saj, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, shigjetoi mbështetjen e mangët që qeveria Rama ka dhënë për biznesin në këtë periudhë mjaft të vështirë, të krijuar fillimisht nga tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas nga pandemia Covid-19.

“Mendoj që në këto momente kaq të vështira që po kalon biznesi, duhej që qeveria të kishte vëmendje më të shtuar përsa i përket humbjeve që regjistron biznesi, kredive që ka marrë dhe interesave që duhet të paguajë”,- tha politikani Duka.

Kreu i PAA-së u ndal edhe në problematikat e sektorit të bujqësisë, i cili sipas tij është lënë në mëshirë të fatit.

“Pavarësisht se bujqësia jep 20% të GDP-së, merr shumë pak mbrapsht nga shteti, merr rreth 2% të GDP-së. Ndërkohë subvencione thuajse nuk ka fare”,- tha ai.

I përfshirë në listën fituese të kandidatëve për deputetë të PD-së në qarkun e Durrësit, Duka shprehu bindjen se me qeverisjen e ardhshme, bujqësia do të subvencionohet në mënyrë direkte.

“Bujqësia dhe biznesi në përgjithësi do të kenë përkrahjen e qeverisë dhe do të shihen prej saj si aleatë dhe jo kundërshtarë”,- tha kreu i PAA-së.  

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Alfred Peza, përmes një postimi në rrjete sociale njofton se ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, ditën e sotme, d

Presidenti Ilir Meta këtë të dielë nga Korça në një dalje për mediat ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit janë një test madhor për inte

Gjatë prezantimit të kandidatëve të Nismës#Thurje për zgjedhjet e 25 prillit, drejtuesi i saj Endri Shabani prezantoi ndër të tjera edhe

Eduard Halimi është emëruar koordinator i posaçëm politik i PD-së.

Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha së bashku me të bijën, Viktorian, kanë uruar ndryshe këtë 7-mars.

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët e Lezhës deklaroi se mosmarrja e vaksinës ruse apo kineze nuk është çështje gjeop

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot në qytetin e Korçës një ceremoni vlerësimi për të gjithë mësuesit, me rastin e “7 Marsit”.

Kryeministri Rama zhvilloi këtë të diel një bashkëbisedim me qytetarët në Lezhë, ku foli për procesin e rindërtimit dhe investimet e qeve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nisi këtë të diel me një mesazh të fortë për shqiptarët.

Nisma “Thurje” prezantoi një ditë më parë 177 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, të kësaj force politike në 12 qarqet e v