Ahmetaj flet për paketën e dytë: Janë 179 mijë përfitues, s'ka më nevojë për aplikim nga qytetari apo administratorët

28/05/2020 - 16:13

Ministri Arben Ahmetaj tha se vendi po shkon drejtë një hapje graduale, pas bllokimit nga koronavirusi, ndërsa ka sqaruar edhe paketën e dytë të ndihmës.

Në një intervistë për “News 24”, Ahmetaj sqaroi se tashmë nuk do të jetë e nevojshme që administratori, apo vetë qytetari të aplikojë për të përfituar pagën e luftës.

Sipas tij, në bazë të të dhënave në Drejtorinë e tatimeve, ndihma prej 400 mijë lekësh do të shkojë në llogarinë e secilit. Ahmetaj u shpreh se këto ndryshime u miratuan pas ankesave të qytetarëve.

Po shkojmë drejtë hapjes graduale. Me gjithë kujdesin që duhet të vazhdojmë të kemi, Shqipëria edhe nga deklarimet e një prej profesorëve të ekonomisë, është cilësuar si një nga vendet që ka menaxhuar me sukses situatën ën aspektin e ekonomisë. Shqipëria ka ndjekur një qasje ku ka mbështetur të papunët dhe ka dy paketa të rëndësishme që injektojnë ndihëm financiare drejtë për së drejti tek qytetarët. Paketën e dytë kryeministri e lajmëroi pardje dhe sot kemi ndryshuar hapësirën kohore në të cilën do trajtohen ata që kanë dalë të papunë apo edhe një pjesë e të punësuarve që nuk kanë arritur të regjistrohen. Të gjitha ankesat e qytetarëve u analizuan me kujdes dhe qeveria vendosi zgjerimin e fashës kohore dhe kemi edhe evidentimin e dytë. Tani nuk kemi më nevojë për aplikimin e  administratorëve por ja kalojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndihmën në bazë të dhënave në Drejtorinë e Tatimeve dhe nga kjo fitojnë 50 mijë qytetarë. 179 mijë perona përfitojnë me paketën e dytë. Qeveria i dha të gjithë qytetarëve që humbën punën për shkak të pandemisë duke zgjeruar fashën kohore dhe duke mos pritur që administratorë të aplikojnë për ta, apo vetë qytetarët. Nëpërmjet të dhënave që ka Drejtoria e Tatimeve do shkojë 40 mijë lekësh në llogarinë e secilit”, tha Ahmetaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë prestigjioze Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqip

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE, ka reaguar në 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, një prej ngjarjeve më të rën

Ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein në një intervistë për emisionin "Kjo javë" në News24 u ndal edhe tek çështja e shkëmbimit të territore

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se prej ditës së djeshme, 10 korrik ka hyrë në fuqi ligji për aktiv

26 nëntorin e ardhshëm shkolla “Shaqe Mazreku” në Durrës do të jetë gati për të pritur 711 nxënësit e saj, me kushte shumë më të mira, pë

Artikulimi i socialistëve për të hapur listat dhe mosdakordësia e demokratëve lidhur me këtë argument, është bërë pjesë e retorikave mes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas deklaratës së kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili tha se marrëveshja e 5 qershorit është

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh të fortë, ndërsa i bën të qartë rivalit të tij politik, Edi Ramës, s’e asku

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend sërish një tjetër ligj. Bëhet fjalë për ligjin nr.

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot masakrën që ndodhi në Srebrenicë 25 vjet më parë ,më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.