Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, për të folur për aferën e inceneratorëve dhe denoncimi që PD i ka bërë atij në SPAK, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, sëbashku me Edi Ramën dhe katër persona të tjerë.

Ahmetaj, deklaroi të njëjtën gjë si kryeministri pak ditë më parë, duke thënë se nuk merret me procedurën dhe se ai nuk ka firmosur kontratën, por se procedura ka qenë kompetencë e Ministrisë së Mjedisit, pra Lefter Kokës.

Ahmetaj gjithashtu tha se e njeh Mirel Mërtirin, por se ky i fundit nuk ka lidhje me inceneratorët edhe pse bashkëshortja e tij, kur ishte 23 vjeç, përfitoi koncesionin.

Pjesë nga biseda:

Arben Ahmetaj: Një sqarim për aksidentin. Kur flasim për një aksident, duhet të kemi kujdes sepse ka konseguenca personale dhe mbi të gjtiha, duhet t’u referohemi të dhënave zyrtare. I’u referuat Mirelit, Gjokaj, Nardit, emrat që nxorri sipas jush investigimi. Cfarë investigimi? Është e ditur publike nga ministria e brendshme e Maqedonisë, nga spiali dhe nga prokuroria për shkaqet e aksidentit. Personi, më nxirrni ku janë administratorët dhe pronarët e inceneratorëve. Ai djali nuk figuron fare.

Mentor Kikia: Ore figuron bashkëshortja. Nëse bashkëshortja ime ka një fabrike, unë skam lidhje me fabrikën?

Arben Ahmetaj: Unë mund të udhëtojë, të ha darkë, të pi kafe, me shumë biznesmenë. Pyetja kryesore është, më pyet a ke ndihmuar këtë person në procedurë? Jo. Ke letra. Ai djali nuk është pjesë fare. Unë nuk isha pjesë e procedurës, procedura bëhet nga një autoritet kontraktor tjetër, që është ministria e mjedisit. Personi nuk figuron fare në dokumenta. Aty është Paul Wurth, kompani ndërkombëtare, që ka 40%.
…Bashkëshortja ka përgjegjësi personale?

Blendi Fevziu: Bashkëshortja 23 vjeçe?

Arben Ahmetaj: Ore unë isha me këtë zonjën? Kjo nuk do të thotë asgjë.

Blendi Fevziu: E keni firmosur ju apo Shkëlqim Cani si ministër Financash?

Arben Ahmetaj: Nuk e firmos kontratën ministri i Financave.

Fevziu: Si e njihni ju Mirel Mërtirin?

Arben Ahmetaj: Sic të njoh dhe ty dhe me ty kam më shumë miqësi, se me të, me Bashkim Ulajn, me Salillarin.