Lulzim Basha do takohet me aleatët e PD-së në orën 12:30 për të diskutuar mbi aksionin opozitar.

Takimi do mbahet në selinë blu, pas nisjes së Kolegjit Zgjedhor.

Kolegji Zgjedhor do të vendosë sot për ligjshmërinë ose jo të dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore, 30 qershor.

Sot Kolegji do të shqyrtojë padinë e kryetarit të Partisë së Unitetit Kombëtar, (PUK) Idajet Beqiri. Më 13 qershor, PUK kërkoi nga KQZ çregjistrimin e listave për këshilltarë në të 61 bashkitë në kuadër të dekretit të presidentit, i cili anulonte 30 qershorin. Kërkesa e PUK u rrëzua me 4 vota, me argumentin se tashmë fletët e votimit janë miratuar. Në këto kushte Beqiri ankimoi vendimin në Kolegjin Zgjedhor.