Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një mbledhje me aleatët dhe kryesinë për të diskutuar mbi aksionin opozitar.

Indesifikimi i aksionit opozitar tashmë do të shtrihet në të gjitha bashkitë e vendit. Kryesia e PD vendosi që t'i propozojë nesër Këshillit Kombëtar, krijimin e një aleancë qytetare për mbrojtjen e demokracisë në çdo bashki.

Në mbledhje, Basha ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk ka negociata me Edi Ramën.

Krijimi i aleancës qytetare vjen si si intensifikim i aksionit politik për të ndaluar mazhorancen për zhvillimin e zgjedhjeve me 30 qershor.

Po ashtu kryesia ka diskutuar intensifikimin e aksionit ne çdo qytet kur Rama ka takim elektoral apo prezantim kandidatesh.