Akuzat e PD-së, Rama: Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara!

13/08/2019 - 15:51

Pas akuzave të Partisë Demokratike ndaj kryebashkiakut socialist të Shkodrës, Valdrin Pjetri ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se askush nuk shanse të hedhë hije dyshimi mbi atë dhe PS-në edhe sikur vëllai i kryeministrit të jetë.

Sipas Ramës, kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht, ndërsa thotë se nuk e ka menduar kurrë se kryebashkiaku mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin.

POSTIMI I PLOTË

Jo Valdrini,po vëllai im të jetë,s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!

I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë:Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruant

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Saranda, ku tregon se disa subjekteve iu është ndaluar aktiviteti, pasi kanë vepruar në

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve një ditë më parë pasi ranë nga skela e një pallati.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish për kryebashkiakët e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ku disa prej tyre zunë vendin e ish kry

Kryeministri Edi Rama ka cituar një tjetër zë pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me tragjedinë e një dite më parë, ku dy punonjës humb

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar sot 70 vjetorin e Masakrës së Qafë-Valmirit, ku u pushkatuan 14 mirditore, si pjesë e strategjis

Pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ku fituan në 60 nga 61 bashkitë, socialistët do të nisin së shpejti garën për të zgjedhur struktu