Akuzat e PD për Valdrin Pjetrin, Balla: Të zbardhet e vërteta, prokuroria të flasë

13/08/2019 - 13:02

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të opozitës për kryetarin e bashkisë së Shkodrës të dalë nga 30 qershori.

Në një postim në Facebook, Balla shkruan se Partia Socialiste ka përcaktuar qartë një vijë të kuqe, për të gjithë anëtarët e saj dhe se kjo vijë e kuqe nuk përjashton askënd.

Sipas Ballës, akuza e ngritur ndaj Valdrin Pjetrit, me një pretendim të bazuar në dokumenta joligjore nga ana e Partisë Demokratike, nuk mjafton as për t’u pranuar a priori, as për t’u rrëzuar a priori.

POSTIMI I PLOTË

I kemi ndjekur në vazhdim prononcimet e Partisë Demokratike, mbi pretendimin se Kryetari i Zgjedhur i Bashkisë Shkodër, është subjekt i Ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Në raport me ligjin e me drejtësinë dhe padiskutim edhe me këtë aspekt specifik të legjislacionit shqiptar, lidhur me pastërtinë e figurave që ushtrojnë funksione publike, Partia Socialiste ka përcaktuar qartë një vijë të kuqe, për të gjithë anëtarët e saj. Kjo vijë e kuqe nuk përjashton askënd, që nga Kryetari i Partisë deri tek anëtari i thjeshtë.

Për Partinë Socialiste të gjithë janë të barabartë para ligjit, askush nuk është mbi ligjin dhe ligji është mbi çdo invidid dhe interes politik.

Pavarësisht opinionit tonë mbi qasjen destruktive dhe gjuhën baltosëse, që karakterizojnë sjelljen publike të Partisë Demokratike, ky rast konkret është një nga ato raste, kur politika duhet t’i referohet vetëm ligjit. E vërteta mbi këtë rast, s’mund të zgjidhet sipas preferencës apo interesit politik. Ajo duhet të zbardhet deri në fund përmes rrugës së përcaktuar qartësisht në ligj.

Ne e përshëndesim faktin se Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit, janë vënë në lëvizje, duke kërkuar zyrtarisht informacionin përkatës pranë autoriteteve italiane, qysh në momentin e parë të shfaqjes së këtij pretendimi, lidhur me pastërtinë e figurës së Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri.

Për Partinë Socialiste, qoftë pretendimet e opozitës jashtëparlamentare, qoftë sqarimet e dhëna nga Valdrini, përshirë edhe publikimin e dokumentacionit përkatës nga Italia (të vënë më parë në dispozicon prej tij, kur ne kemi kryer si për çdo kandidaturë të gjitha verifikimet ligjore që mundëson statusi ligjor i organizatës sonë) nuk mjaftojnë. Me këtë rast, hedhim poshtë me neveri akuzat lidhur me ndonjë marrje në dijeni, nga burime të ashtuquajtura “diplomatike” apo të çfarëdolloji tjetër, mbi pretendimin e Partisë Demokratike. Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe do t’i referohet gjykatës, në formën e padisë njësoj si për shpifje të tjera.

Dihet botërisht tanimë se në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat, përpara se sa institucionet të thonë fjalën e tyre.

Konkretisht, akuza e ngritur ndaj Valdrin Pjetrit, me një pretendim të bazuar në dokumenta joligjore nga ana e Partisë Demokratike, nuk mjafton as për t’u pranuar a priori, as për t’u rrëzuar a priori.

Përtej dëshirës sonë që e drejta të jetë në anën e tij, Partia Socialiste garanton opinionin publik dhe komunitetin e nderuar të Bashkisë së Shkodrës, se përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, do të qëndrojë edhe në këtë rast në anën e ligjit dhe të interesit publik.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-presidenti, Bamir Topi, nuk preferon të analizojë vendimet e pasardhësit të tij Ilir Meta në krye të institucionit të Presidencës, po

Pas mbylljes së procesit të votimit të delegatëve të kongresit të PS-së, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Taulant Balla do

Dalin emrat e 30 delegatëve që do të përfaqësojnë Durrësin në Kongresin e PS, që pritet të mbahet në fillim të vitit 2020.

Ditën e sotme presidenti Meta ftoi në takim krerët e partive që dogjën mandatet duke dalë nga Parlamenti, por burime nga presidenca bëjnë

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u ndal të komentojë edhe procesin e shkarkimit të Presidentit Met

Lidhur me situatën e krijuar me emërimet e reja në Gjykatën Kushtetuese, Kryeministri Rama diskutoi edhe me të ngarkuarën me punë të Amba

Në Londër, në një hotel me pesë yje është mbajtur një aktivitet, organizuar me synimin e promovimit të shitjes së atyre që quhen pasaport

Deputetja Rudina Hajdari është takuar me Presidentin Ilir Meta, me të cilin ka biseduar për ngërçin kushtetues.

Kutitë e votimit për zgjedhjet brenda Partisë Socialiste në Durrës, janë hapur prej mëngjesit të sotëm në një klimë interesi të madh nga

Kreu i grupit parlamentar të PS-së ndodhet në Elbasan për votimet për zgjedhjen e delegatëve socialistë të Kongresit.