Akuzat për Xhafajn/ Sot mblidhet Kuvendi, opozita pritet të bllokojë seancën

Postuar: 17/05/2018 - 09:11

Ashtu siç është paralajmëruar edhe më herët, seanca e sotme e Kuvendit pritet të shoqërohet me debate dhe tensione nga ana e opozitës.

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 nën drejtimin e zv/kryetares Vasilika Hysi, ndërsa në rend të ditës është parashikuar të bëhet edhe betimi i deputetit më të ri të Republikës së Shqipërisë, Spartak Braho, i cili zëvendësoi Saimir Tahirin, pasi ky i fundit hoqi dorë nga mandati, i cili aktualisht ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

Opozita paralajmëroi se seanca e së enjtes nuk do të jetë normale nëse nuk jep dorëheqjen Xhafaj, ndërsa deputetët do tentojnë të bllokojnë punimet. Xhafaj në një dalje publike dje për mediat sulmoi opozitën, dhe theksoi se audiopërgjimi i publikuar nga PD ku pretendohet se është regjistruar vëllai i tij, është manipulim. Ministri theksoi se do të vijojë detyrën dhe se nuk trembet nga shantazhet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë mbledhjes në Vlorë, opozita njoftoi dy nisma të rëndësishme të cilat është e vendosur ti realizojë me çdo kusht.

Nga Vlora ku denoncoi situatën e rëndë të rendit dhe sigurisë në këtë qark, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se vetëm në 12 muajt e fundit

Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar ka braktisur Parlamentin edhe këtë të enjte, duke u mbledhur në Vlorë për të denoncuar gjendje

Në profilin e saj në Facebook, deputetja e PD-së Grida Duma ka publikuar një video duke mbajtur një fjalim motivues përballë një grupi të

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati deklaroi se të gjithë vendet në rajonin e Ballkanit duhet të ndalojë  urgjentisht eksport

Ndërkohë që opozita do të jetë e gjitha sot në Vlorë, duke vijuar bojkotin e seancës së Kuvendit, sikundër ka ndodhur që nga nisja e sesi

   Kreu i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar deputetët e majtë të PS-së se nëse nesër në kuvend votojnë ligjin për Teatrin Kombëtar, atë

   Gazmend Oketa, ish-ministër i Mbrojtjes në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër dhe bashkëthemelues i partisë Fryma e Re Demokrat

   Kryetari i PD, Lulzim Basha, priti sot në një takim Krye Zv. Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Znj.

Gazmend Oketa, njëri prej ish-ministrave të rëndësishëm të Partisë Demokratike, ish-deputet i PD-së për Qarkun e Durrësit, mori një vendi