Akuzoi Bashën, PD-Topallit: E promovoje Valdrinin për hatër të babait, mikut tënd

14/08/2019 - 15:49

Partia Demokratike, Dega Shkodër ka reaguar pas akuzave të Jozefina Topallit ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të qytetit verior, Valdrin Pjetri.

Në reagim demokratët e Shkodrës thonë se Pjetrin në politikë e ka promovuar Jozefina Topalli, për shkak të miqësisë së saj me babain e Valdrinit, Luigjin, edhe pse ai ishte një trafikant droge.

Sipas PD-së së qytetit verior, sa herë që Rama është në pozitë të vështirë, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratët dhe kryetarin Basha.

REAGIMI I PLOTË

Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha! Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise!

Çudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge! Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!

Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike.

Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!

Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa.

#partiademokratikeShkoder #pd

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë qëndrimit në Bratislavë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e lartë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjeruar rrethin e bashkëpunëtorëve të tij, duke emëruar gjeneral (r) Piro Ahmetaj si kë

Pas kërkesës për informacion mbi mosveprimet lidhur me dy pallatet në Thumanë, ku humbën jetën 24 qytetarë, me anë të një kërkese zyrtare

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, me anë të një postimi në rrjetet sociale përshëndet zgjedhjen e Olsian Çelës si krye

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar banorët e lagjes 11 në Durrës, të cilët ende presin ekspertët tu vlerësojnë bane

Kryeministri Edi Rama e konsideroi një moment historik dhe inspirues për Shqipërinë, Kryesimin e OSBE-së për vitin 2020.

Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, inspektoi ditën e sotme bash

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas miratimi në Kuvend me 97 vota pro të Rezokutës mbi “Ndërhyrjet e h

Republika e Austrisë do të ndihmojë qeverinë shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, duke vënë në dispoz