Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti tha nga Tirana se më 25 prill, do të vijë të votojë në zgjedhjet parlamentare që mbahen në Shqipëri.

“Unë do të vij të votoj më 25 prill në Shqipëri”, u shpreh Kurti, ndërsa ftoi qytetarët të votojnë 3 kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes.

Kurti tha se marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Shqipërisë do të jenë më të mirat që liderët e dy vendeve kanë pasur në kohë mes tyre.

“Ju falënderoj që i jepni përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë. E falënderoj qendrën e Vetëvendosjes në Tiranë dhe Boiken Abazin. Këtë pranverë mbushen 15 vite që njihem me Boikein, ai është një aktivist i pa thyeshëm dhe njeri i pa korruptueshëm. Shqiptarët kanë nevojë për ndryshime dhe ata të Kosovës. Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë, rrjedhimisht dhe e jona. Ne nuk i dallojmë ata. Hallet e tyre të veçanta janë më ta mëdha. Unë do të kem marrëdhëniet më të mira që ka pasur një kryeministër me Shqipërinë. Do të nis takime. Do të takoj edhe këtu zyrtarë shtetëror. Jam për 3 ditë, pasi do të prezantoj 3 kandidatë. Gjykata Speciale në Hagë merret vetëm me luftëtarët në UÇK. Ne do të kemi gjykata brenda Kosovës. Me procesin e vettingut, me departamentin e gjykatave të reja në fushën e punës, do të zvogëlojmë atë gjysmë milion lëndë që është në pallatin e drejtësisë. Do të sjellim drejtësi për qytetarët. Do të trajtojmë të gjitha pretendimet. UÇK ka bërë luftë të drejtë, të pastër. Nëse ka pretendime nga ndonjë ndërkombëtar për individë të UÇK ne do të kemi një sistem të ri që do t’i trajtojë me prioritet ato raste. Ne jemi bashkë me luftëtarët e UÇK, ata janë me popullin e Kosovës. Prej 20 mijë të veteranëve, janë klasë e mesme, pasi një pjesë e tyre vazhdojmë të ngelen të varfër.”