Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka mbërritur mëngjesin e sotëm në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës për të parë nga afër situatën pas tërmetit të fuqishëm.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi pasoja tragjike, ku 49 persona humbën jetën dhe 750 të tjerë mbetën të plagosur.

Shtetit i Kosovës ishte ndër të parët që dërgoi forcat e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura, ndërsa në pak orë vërshuan edhe shumë ndihma ushqimore për të prekurit.