Aldo Bumçi, tashmë ish-deputet i PD deklaroi gjatë emisionit “Opinion”, se djegia e mandateve ishte lëvizja e fundit paqësore e opozitës.

“Rruga dhe protesta janë shpëtimi i shqiptarëve.”,- tha Bumçi i cili paralajmëroi kështu aksionin e ardhshëm politik të opozitës tani e tutje.

Disa nga deklarimet e Aldo Bumçit:

Është rrugë pa kthim.

Nuk do jemi më fasada e Edi Ramës.

Kjo është diktatura e vetme në Europë.

I kemi dhënë 6 vjet kohë. Punuam brenda sistemit, ligji i dekriminalizimit është shembulli.

Sot do jemi përfaqësues të cilët e urrejnë Edi Ramën dhe që kanë shpresë për një Shqipëri më të mirë.

Nuk do ketë negociata me Ramën.

Krimi i organizuar është futur në zgjedhje. Në Durrës, Kavajë, Dibër, Lezhë.

Kur krimi hyn në zgjedhje, opozita nuk ka rrugë tjetër.

Cfarë mundësie tjetër duhet ti japim Edi Ramës.

Deklaratat e ndfërkombëtarëve janë të pritshme. Por ne jemi sot në rrugë.

Djegia e mandateve ishte lëvizja e fundit paqësore e opozitës.

Rruga dhe protesta janë shpëtimi i shqiptarëve.