Alibeaj: Dako dhe Sejdini lidhje me kriminelë, s’i arreston njeri

23/10/2018 - 18:03

Nga selia e Partisë Demokratike, deputeti Enkelejd Alibeaj, duke marrë shkas nga aksionet e fundit të policisë, deklaroi se deri më tani asnjë bos i krimit nuk është arrestuar. Në emër të PD-së, Alibeaj tha se deri më tani nuk është sekuestruar asnjë pasuri kriminale.

Po ashtu demokrati nuk la pa përmendur emra socialistësh, mes tyre kryebashkiakun Vangjush Dakon, apo dhe Qazim Sejdinin. Sipas Alibeajt, në përgjimet që disponon prokuroria Dako ka lidhje me kriminelë, ndërsa shtoi se Sejdini ‘është i zhytur me bandat e Elbasanit’.

“As një pasuri kriminale nuk u sekuestrua. Nga përgjimet, Vangjush Dako ka lidhje me kriminelë. Ndërsa Qazim Sejdini është i zhytur në bandat e Elbasanit. Policia jo vetëm nuk i arreston, por i njofton të largohen”, - tha Alibeaj.

Deklarata e Enkelejd Alibeajt:

Policia e Shtetit, e cila në 5 vitet e drejtimit të vendit nga Edi Rama, veproi si një organiztatë në mbrojtje të krimit me lidhje politike, tani po bëhët vegla më e shëmtuar dhe e rrezikshme e propagandës së kryeministrit, peng i krimit. 

Lista me të ashtuquajtur 300 të fortë, nuk ka asnjë emër krimineli, asnjë emër të forti, që drejton realisht bandat dhe organizatat kriminale në vend.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili u emërua në këtë detyrë për shkak të miqësisë me të fortin e Vlorës Agron Xhafaj, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, ka zgjedhur të bëjë megafonin e kryeministrit kundër interesit të qytetarëve për luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar. 

Operacioni “Forca e Ligjit” është pjesë e propagandës së Edi Ramës. 

Asnjë bos i krimit nuk është arrestuar. 

Asnjë pasuri e bosëve të krimit nuk është sekuestruar. 

Nëse  Forca e Ligjit do të kishte goditur vërtet krimin, negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, do të ishin hapur. 

Operacionet apo paketat me emra propagandistikë janë shpikje e Edi Ramës për të mbuluar lidhjet e tij dhe të bashkëpuntorëve të tij me krimin. 

Është fakt se Taulant Balla përmendet për disa nga dosjet e rënda që janë në hetim. Por kryetari I grupit parlamentar të Partisë Socialiste është i lirë.  

Është fakt se Vangjush Dako është I kapur në përgjim me disa kriminelë, por, megjithëse disa peshq të vegjël arrestohen, kryebashkiaku I Durrësit, është i lirë. 

Është fakt se Qazim Sejdini është kokë e këmbë i zhytur me bandat e Elbasanit, por kryebashkiaku I Elbasanit është i lirë. 

Është fakt se Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Jurgis Çyrbja, Ulsi Manja përmenden edhe këta në disa nga dosjet e rënda që janë në hetim, por të gjithë janë të lirë. 

Të fortët e vërtetë janë drejtuesit e organizatave kriminale, që Policia e Fatmir Xhafës dhe Ardi Veliut, jo vetëm nuk i arreston, por i njofton të shkojnë në drejtim të paditur edhe kur operacionet e partnerëve ndërkombëtare i evidentojnë si bosë të krimit të organizuar në vend.

Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu, kanë detyrimin të informojnë qytetarët 

Sa nga bosët e krimit të organizuar janë arrestuar. 

Sa është numri i familjeve mafioze që janë shkatërruar. 

Sa janë Laboratorët e Drogës që janë zbuluar nga Policia Shqiptare, pa kërkesën e partnerëve.  

Të konsiderosh suksese arrestimin e të moshuarve, rojeve apo shoferëve, është, më e pakta, shfokusim ndaj luftës së vërtetë me krimin.

Në të vërtetë, në Shqipëri ligji nuk do të ketë asnjëherë forcë, bosët e krimit nuk do të arrestohen, përsa kohë ata janë të ulur, bashkë me Edi Ramën, në karrigen e kryeministrit të vendit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar sot një video-montazh, i cili sipas tij tregon momentin e arrestimit të “Eskobarit të Ballkanit” të

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, nga Skrapari, e ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe deputetin e zonës, Blendi Klosin, aktu

Pas publikimit të fotomontazhit nga kryeministri Edi Rama ku shfaqej nudo dhe poshtë tij bënin selfie dy kryeopozitarët Basha e Kryemadhi

Kryeministri Edi Rama ka uruar një të ditë të mbarë për të gjithë shqiptarët duke zgjedhur disa foto nga Dhërmiu.

Nga Ylli Manjani

Laj baj thaj ky njeri di vetëm të nxjerrë hallatet në publik, që të tërheqë vemendje! 

Partia Demokratike ka shpallur emrat e 15 anëtarëve të Kryesisë së re pas zgjedhjeve në Këshillin Kombëtar.

Befason Kryeministri Edi Rama me postimin e tij të fundit në Instagram.

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim përfaqësues të shoqatës “Tirana”.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që u mblodh sot për të zgjedhur drejtuesit e rinj por edhe për të caktuar se cili do të jetë aksi

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, kryetari i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana prezantoi listën e emrave fitues për sekreta