Drejtuesi politik i PD për qarkun Fier, Enkelejd Alibeaj, në një takim me me banorët e fshatit Vlosh të Roskovecit tregon se duket shumë qartë prapambetja 8-vjeçare, për shkak të mosmbajtjes së premtimeve nga qeveria. Sipas PD dhe banorëve, kjo zonë është harruar nga pushteti i çdo niveli.

Alibeaj tha se ky realitet duhet të ndryshojë me votë më 25 prill, duke u bashkuar rreth ndryshimit pavarësisht bindjeve politike.

 “Në fshatrat e qarkut të Fierit, tregohet shumë qartë prapambetja 8-vjeçare, për shkak të mosmbajtjes së premtimeve nga qeveria. Prania e qeverisë ndihet vetëm me gjoba dhe taksa.  Ka 8 vite që ekonomia dhe punët janë në vend numëro.

Një vend i bukur, pjellor, por që është shpopulluar i gjithi, siç ka ndodhur këtu. Kjo është dramë e madhe. Nuk është as vend numëro, është kthim pas. 25 prilli është dita që do të zgjidhë shumë gjera. Që djemtë të mos ikin, që të rifillojë edhe njëherë mbështetja për bujqësinë, qe prodhimi juaj të shitet. Zgjidhja është të bëhemi bashkë, pa asnjë lloj dallimi.

T’i japim fund së keqes! Boll më me këta! Të fundit në punësim, por të parët në gjoba e në taksa. Në planin e Lulzim Bashës ka mbështetje për fshatin, që puna e bujqve, e blegtorëve të konvertohet në para”, tha Alibeaj.