"Alo Edi, alo Xhaçka", PD akuza Ramës: I dha pa garë tenderin 1.5 mln € kompanisë maqedonase

31/03/2020 - 15:57

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka dhënë pa garë tenderin 1.5 milionë euro për furnizimin me ushqime të Rezervave të Shtetit.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se pas 24 orësh nga shpallja e tenderit, ka një fitues pa garë dhe oferta e vetme, nga 35.099 kompani në Shqipëri, fiton kompania filial nga Maqedonia “Eurovia” shpk”

• Tenderi 1.5 milionë euro për furnizimin me ushqime të Rezervave të Shtetit u bë pa garë.

• Nga 35 099 kompani shqiptare ai iu dha kompanisë filal nga Maqedonia, Eurovia.

• Pak ditë para shpalljes së tenderit pa garë, kompania shtoi si objekt tregtimin e ushqimeve. Qeveria hesht për vjedhjen.

DEKLARATA E PLOTË 

Alo Edi, Alo Xhaçka, telefoni ynë nuk ra.

Ju heshtët,

Nuk keni sesi të pergjigjeni, sepse ju doni të vidhni shqiptarët edhe në dite të zeza e krize, si sot.

Në Shqipëri ka 35.099 kompani, të cilat merren me tregtimin e mallrave ushqimorë, por Edi Rama dhe Olta Xhaçka, pritën 1 muaj që kompania që ata kanë zgjedhur për të ndarë paratë, të ndryshonte objektin.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nën drejtimin e Edi Ramës, ka zhvilluar më datë 25 Mars 2020 një tender urgjent për “blerje paketa ndihme për familjet në nevojë dhe materiale mbrojtëse në mbështetje të personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID – 19”, me vlerë rreth 1.5 milion Euro.

Pas 24 orësh nga shpallja e tenderit, kemi një fitues pa garë dhe oferta e vetme, nga 35.099 kompani në Shqipëri, fiton kompania filial nga Maqedonia “Eurovia” shpk.

Kriteri i vetëm i vendosur nga Ministria për kompaninë fituese ishin kontratat për ekzekutimin e furnizimeve të ngjashme, të kryera gjatë tri viteve të fundit, në një vlerë jo më të ulët se 40% e vlerës së përllogaritur të tenderit.

Alo Edi, Alo Xhaçka?

1. Kompania që keni vendosur të ndani plot 1.5 milion euro, a e ka eksperiencën e nevojshme në fushën e tregtimit të ushqimeve?

2. Sa muaj apo vite eksperiencë ka?

3. Si e gjetët këtë kompani për t’i dërguar ftesë për ofertë për blerjen e ushqimeve pa garë dhe pa shpallje publike?

Te dashur shqiptarë, ju që po prisni ndihmat në shtepitë tuaja, ju të moshuar që nuk mund të levizni dot as me dhe as pa leje, të presim pak se mos na marrin në telefon për të na sqaruar se çfarë po bëhet me 1,5 milion eurot e ushqimeve tuaja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta paralajmëron se nga nesër do të ushtrojë detyrën e tij në formë zyrtare me takime vetëm institucionale me çdo lider

Presidenti Meta ka publikuar në ‘Opinion’ sms-në që i ka dërguar një diplomat në Tiranë lidhur mbi lëvizjet që Rama po bën për të ndryshu

Ish-deputeti Astrit Patozi ka komentuar nismën e kryeministrit Edi Rama për të bërë të dielën pa makina nga tetori i këtij viti deri në m

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka postuar një video në rrjet, përmes së cilës shprehet kundër vendimit më të fundit të kryeministrit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vazhduar edhe ditën e sotme me daljet në terren te bizneset e prekur nga situata e Covid-19.

Nisur nga ngjarjet e fundit pas shembjes së Teatrit Kombëtar, deputeti i opozitës Lefter Maliqi ironizon  kryeministrin Rama dhe i thotë

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, se nga muaji tetor deri në mars të vitit 2021 nuk do të lejohet

Edhe pse ka kaluar mbi një javë nga shembja e Teatrit Kombëtar, sërish vijojnë reagimet nga politika.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jep lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PD në Mirditë, Preng Toma.

Kryeministri Edi Rama e nis këtë të hënë me një lajm të mirë nga Tamara e Malësisë së Madhe, teksa thekson se po përfundon fabrika e re a