Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka reaguar sërish pasi kryeministri Edi Rama u përgjigj akuzave të PD-së lidhur me arrestimin e tij në Bolonja të Italisë shumë vite më parë.

Bylykbashi i kërkon Ramës të japë një përgjigje për deklaratën e tij në mediat italiane pa u nervozuar dhe pa batuta bajate.

REAGIMI I PLOTË

E shkruar e zeze mbi te bardhe: “me kane arrestuar njehere ne Bolonja”. Ka dy mundesi zoti Rama:

1. Ose ne delir e siper ke genjyer median italiane

2. Ose ke genjyer ne formularin e dekriminalizimit.

Alo Edi, pa u nervozuar dhe pa batuta bajate duhet te pergjigjesh per kete.

Je genjeshtar delirant apo te duhet te dorezosh mandatin si cereku i deputeteve te partise tende?