Diplomatët e huaj në vendin tonë janë bërë bashkë me një videomesazh tre ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të mos e shesin votën.

Ambasadorët e OSBE, BE si edhe OKB-së bëjnë thirrje që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i vlerësuar si ngjarja më e rëndësishme për demokracinë.

“Së shpejti kemi zgjedhje në Shqipëri. Për demokracinë janë ngjarja me rëndësishme. Vota jote është e jotja. Nuk është dhuratë. Ndaj mos e fal atë”, thuhet në videomesazh.