Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadori Gjerman në Tiranë, ai i Britanisë së Madhe dhe e ngarkuara me punë e ShBA, Leyla Moses-Ones kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike, për tu takuar me kryedemokratin, Lulzim Basha. Ky ka qenë një takim i paracaktuar, ndonëse ka përkuar me një ditë aspak të qetë. Në fokus të takimit ishte Reforma Zgjedhore, për të cilën në PD, që prej një muaji është ngritur një grup pune.

Pas takimit, e ngarkuara me punë e ShBA, Leyla Moses-Ones, nuk pranoi të bënte komente rreth asaj çfarë diskutoi me Bashën.

"Takimi ishte privat, nuk kam komente",- tha Leyla Moses-Ones.