28/11/2020 - 09:51
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka uruar me një mesazh shqiptarët në festën e Pavarësisë. Duke iu drejtuar shqiptarëve si miq të dashur, Ambasadorja uron jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut.
“Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin #kuqezi, duke e shpallur Shqipërinë të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit & Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!”, shkruan ambasadorja e SHBA.
Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka uruar shqiptarët me rastin e festave të nëntorit, teksa nderimi i tij shkon për shqiptarët që humbën jetën nga COVID-19 dhe për sakrificën e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Këtë vit ne u bëjmë nderime shqiptarëve që humbën betejën e tyre kundër # COVID19 dhe sakrificës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që janë në vijën e frontit çdo ditë. #EU qëndron pranë popullit shqiptar. # Më të fortë së bashku”, shkruan ambasadori Soreca.
/portali DurresLajm/

