Ambasadori britanik reagon për vendimin e opozitës dhe takimin me Metën

22/05/2020 - 18:37

Përkushtimi i opozitës për të vijuar punën në tryezën e Reformës Zgjedhore ka nxitur reagimin e kancelarive më të mëdha diplomatike në vend. Pas SHBA dhe BE një reagim ka ardhur edhe nga ambasada Britanike e cila vlerëson vendimin dhe e sheh reformën si një faktor kyç në rrugën drejt integrimit europian.

“Lajme inkurajuese lidhur me përkushtimin e opozitës së Shqipërisë për të vazhduar angazhimin në Këshillin Politik. Është e rëndësishme të tejkalohet ngërçi dhe të përmbyllet në kohë Reforma Zgjedhore në mënyrë që të përmirësohet procesi zgjedhor dhe të ecet një hap më pranë anëtarësimit në BE.”- shkruan ambasada në reagimin e saj në faqen zyrtare në Twitter.

Por ambasadori Duncan Norman ka patur sot gjithashtu një takim me Presidentin Meta ku sipas këtij të fundit është folur për platformën e tij të 8 prillit lidhur me axhendën e integrimit.

Norman shkruan se ka diskutuar procesin e reformave me presidentin dhe nënvizon se Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar sot janë më pranë se kurrë pavarësisht Brex-it.

“Kënaqësi që u takova me Presidenti Ilir Meta sot dhe që diskutuam procesin e reformave në Shqipëri. Brex-it nuk ka zvogëluar në asnjë mënyrë rëndësinë e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Sot jemi më pranë se kurrë.”- shkruan ai në Twitter.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rudina Hajdari, bashkëkryetarja në komisionin e reformës zgjedhore, ka deklaruar se mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentare kanë arrit

Pas dekretimit të tre ligjeve të mazhorancës, Presidenti Ilit Meta ka vendosur të kthejë për shqyrtim në Kuvend ligjin për "Aktivitetet e

Pas përfundimit të takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim theksoi se diskutimi ishte fokusuar tek e ardhmja

Duke folur pas takimit me ambasadoren amerikane në vendin tonë, kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar se Reforma Zgjedhore do të përfun

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë folur pas tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zg

Në mbledhjen e Këshillit Politik këtë të martë palët kanë rënë dakord për disa çështje.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim pritet të zhvillojë një takim me kryedemokratin Basha në selinë blu në orën 14:30.

Presidenti i Ilir Meta ka dekretuar ditën e sot shpalljen e tre ligjeve të qeverisë, atë për lejet e mjedisit, për mbrojtjen e mjedisit d

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar paraditen e sotme me bizneset në njësinë 5 në Tiranë.

Tryeza e reformës zgjedhore mësohet se ka pranuar një nga propozimet e opozitës.