Ambasadori gjerman: Synimi i vendit tonë t’i thotë 'PO' hapjes së negociatave me Shqipërinë

11/09/2019 - 11:13

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi është takuar me Ambasadorin e ri gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.

Gjatë takimit, ambasadori Zingraf tha se synimi i Gjermanisë është t'i thotë "Po" hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ndërkohë u shpreh i lumtur që po i jepet mundësia kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, me fillimin e misionit të tij në Shqipëri.

"Kancelarja Merkel ka deklaruar së fundi se Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria kanë rëndësi strategjike për Gjermaninë dhe BE-në. Synimi i Gjermanisë është t’i thotë PO çeljes së negociatave me Shqipërinë", nënvizoi Ambasadori Zingraf."

Ndërsa kryeparlamentari Ruçi tha gjatë takimit që shpreson që qeveria gjermane t'i thonë "PO" çeljes së negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian të tetorit

"Gjermania është lokomotiva ekonomike dhe politike e Europës. Ne i jemi mirënjohës Bundestagut, qeverisë gjermane dhe personalisht Kancelares Merkel për fokusin e tyre të veçantë ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjes së rrugëtimit tonë europian. Shpresojmë që kjo mbështetje do të vazhdojë dhe se Bundestagu dhe Qeveria gjermane do t'u thonë PO çeljes së negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian të tetorit."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, shprehet se shifrat po tregojnë se situata ka dalë jashtë kontrollit si pasojë e COVID-1

7 deputetë të PS-së, anëtarë të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, kanë depozituar në Kuvend kërkesën për shqyrtim të ndryshime

Edi Rama, duket se po bëhet gati për një operacion politik të ngjashëm me vitin 2016-2017, si një manovër përpara zgjedhjeve parlamentare

Ambasada e SHBA në Shqipëri ditën e djeshme ka organizuar një ceremoni për Festën e Pavarësisë së SHBA-së, ku kanë marrë pjesë edhe zyrta

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama sot feston ditën e lindjes.

Në ditën e pavarësisë së SHBA, ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë një mesazh për qytetarët shqiptarë, ku thekson bashkëpunimin dhe lidhje

I ftuar në 'Zonë e Lirë', kryetari i opozitës Lulzim Basha ka folur edhe mbi procesin e hapjes në Partinë Demokratike.  

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti mbështetje për turizmin.

Opozita parlamentare është e gatshme te negociojë 2 nga kërkesat e saj me kushtin që Partia Socialiste të votojë hapjen e listave dhe dep