Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, ndodhet në zyrën e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Një nga temat e diskutimit pritet të jetë dhe situata politike në vend.

Përmes një postimi në Twitter disa ditë më parë, ambasadori i Britanisë së Madhe u shpreh kundër protestave të dhunshme dhe bëri apel për vetëpërmbajtje

Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj të protestës. Megjithatë kjo e drejtë duhet ushtruar në mënyrë paqësore. Dhuna minon demokracinë. Iu bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë përmbajtje. Të respektojnë institucionet demokratike dhe parimet e një proteste paqësore”, shkruante ambasadori Norman.