Ambasadori i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt është shprehur i zhgënjyer nga largimi i opozitës parlamentare nga tryeza e thirrur prej saj për reformën zgjedhore.

Në një prononcim për mediat në përfundim të tryezës, Borchardt tha se do shohin më me kujdes hapin e radhës.

“Nuk jam i lumtur për situatën që u krijua. Është zhgënjyese. Hapin tjetër do ta shohim. Njerëzit duhet të qëndronin, të dëgjonin në atë tryezë. Ne nuk e qeverisim këtë vend të marrim në dorë reformën, ne nuk jemi të zgjedhur. Jemi këtu për të dhënë mbështetjen tonë” u shpreh ambasadori i OSBE.