Ambasadori italian: Teatri çështje e komplikuar, shkon përtej prishjes së godinës

22/05/2020 - 18:49

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci nga Gjirokastra u shpreh se vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar është një vendim që i takon qeverisë shqiptare.

Në këndvështrimin e përgjithshëm ai tha se është për ruajtjen e pasurisë kulturore dhe urbanistike, pasi roli italian ka qenë shumë thelbësor në ndërtimin e Tiranës moderne, por konkretisht për rastin në fjalë deklaroi se ka shkaktuar përplasje politike dhe është një çështje e komplikuar duke mos pranuar që të hynte në detaje.

"Është një çështje shumë delikate, që ka krijuar një valencë të politikës së brendshme shumë të fortë. Shkon përtej Teatrit Kombëtar, prishjes së godinës. Ne e kemi thënë gjithmonë edhe në vitet e shkuara, që vlerat, pasuria kulturore, urbanistike është e rëndësishme dhe duhet ruajtur nga një këndvështrim shumë i përgjithshëm. Sa i përket çështjes specifike të teatrit, është një vendim që u përket autoriteteve shqiptare për t'u marrë. Një vendim klasik, që i takon qeverisë shqiptare. Unë po përsëris atë që ne kemi thënë dhe demonstruar, e kemi shumë për zemër ruajtjen e pasurisë. Roli italian ka qenë shumë thelbësor në ndërtimin e Tiranës moderne.

Në fushën e kulturës ne kemi qenë dhe jemi shumë aktivë. Për shembull me rastin e konferencës së donatorëve në shkurt donatorë që kanë bërë bashkë donatorë të rëndësishëm, Italia ka qenë dhuruesi kryesor me 91 mln euro, një pjesë e tyre do të shkojnë për të rikonstruktuar pasurinë kulturore të dëmtuar nga tërmeti. Është një çështje shumë e komplikuar, nuk dua të hyj në detaje është shumë e ndërlikuar.

Aq më shumë që ka shkaktuar edhe përplasje politike. Italia ka qenë gjithmonë e impenjuar në ruajtjen e pasurisë, kemi lënë dëshmi të rëndësishme në Shqipëri dhe në Tiranë dhe ku ka qenë gjithmonë objektivi ynë, të japim një kontribut. Ruajtja e pasurisë kulturore mbetet një prioritet i rëndësishëm për ne" - tha Fabrizio Bucci.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Byroja e Kuvendit përjashton me 10 ditë deputetin e opozitës parlamentare Ralf Gjoni.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ambasadorin e BE Luigi Soreca kanë zhvilluar një vizitë në Lushnjë, ku panë nga afër punën nëpër ferm

Rudina Hajdari, bashkëkryetarja në komisionin e reformës zgjedhore, ka deklaruar se mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentare kanë arrit

Pas dekretimit të tre ligjeve të mazhorancës, Presidenti Ilit Meta ka vendosur të kthejë për shqyrtim në Kuvend ligjin për "Aktivitetet e

Pas përfundimit të takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim theksoi se diskutimi ishte fokusuar tek e ardhmja

Duke folur pas takimit me ambasadoren amerikane në vendin tonë, kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar se Reforma Zgjedhore do të përfun

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë folur pas tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zg

Në mbledhjen e Këshillit Politik këtë të martë palët kanë rënë dakord për disa çështje.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim pritet të zhvillojë një takim me kryedemokratin Basha në selinë blu në orën 14:30.

Presidenti i Ilir Meta ka dekretuar ditën e sot shpalljen e tre ligjeve të qeverisë, atë për lejet e mjedisit, për mbrojtjen e mjedisit d