Gjatë një konference të organizuar nga Avokati i Popullit, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka komentuar  çështjen e Kryeprokurorit.

Lu tha se duhet t’i jepet fund epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron të korruptuarit.

"Politika të lërë mënjanë mosmarrëveshjet për çështjen e Kryeprokurorit. Palët të bien dakord për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm. Sistemi i ri nuk mund të ketë një Prokuror të Përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Të dyja palët duhet t’i japin fund epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar."