Në një postim në Twitter, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca shkruan se "angazhimi i BE për integrimin e Shqipërisë mbetet i palëkundur".

Ndër të tjera, Soreca thekson se BE do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht rrugën e Shqipërisë në BE.

"Angazhimi i EU për integrimin në BE të Albania  mbetet i palëkundur. BE do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht rrugën e Shqipërisë në BE, për të sjellë përsëri popullin shqiptar në familjen që i përket. Autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të përqëndrohen në procesin e reformës, e vetmja rrugë që do ta çojë Shqipërinë drejt destinacionit të saj. Jo për BE-në, por për Shqipërinë dhe për të gjithë qytetarët e saj, për përparimin e vendit drejt standardeve më të larta për sa i përket demokracisë dhe ligjit".