Ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk foli nga Korça për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ambasadori u shpreh se Turqia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë dhe do vazhdojë të jetë.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë ndërtuar mbi besimin dhe bashkëpunim mes dy shteteve.

Turqia ka qenë gjithmonë afër Shqipërisë dhe normalisht do jetë edhe më tej. Shqipëria është vend kyç për Ballkanin në aspektin e sigurisë dhe luan një rol të rëndësishëm, duke ditur që është pjesë e NATO-s.

Në të njëjtën kohë vijojnë punimet dhe negociatat  për integrimin drejt BE-së . Normalisht Shqipëria ka ecur në rrugën e saj dhe ne shpresojmë që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian”, tha Murat Ahmet Yoruk.