Mëngjesin e kësaj të mërkure, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, i është drejtuar zyrës së Lulzim Bashës në selinë e Partisë Demokratike ku po zhvillon një takim me të.

Në fokus të diskutimeve mendohet të jetë vendimi i opozitës për lënien e mandateve, teksa sot do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së për vendimmarrjen finale.

Të martën, Basha priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman.