Ambasadorja e re e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në vendin tonë, Guusje Korthals Altes gjatë konferencës për hetimin financiar tha se në thelb të korrupsionit është keqpërdorimi i pushtetit për përfitime private.

Duke vlerësuar hapat që Shqipëria po ndërmerr, ambasadorja tha se Holanda mbështet perspektivën evropiane të Shqipërisë.

“Nëse korrupsioni është sëmundje, atëherë një pjesë e trajtimit të saj është transparenca. A është korrupsioni një sëmundje dhe pse duhet ta luftojmë? Arsyeja pse korrupsioni quhet sëmundje është sepse askush nuk është imun ndaj tij. Kohët e fundit është treguar se ka shumë vende dhe njerëz që janë të përfshirë në çështje të korrupsionit. Kur flasim për korrupsionin e kemi fjalën keqpërdorimin e pushtetit për përfitime private. Në thelb do të thotë të prishësh, të shkatërrosh. Në Shqipëri ka hapësirë për disa fjalë shprese, kemi parë hapa të rëndësishëm. Shqipëria ka punuar shumë fort. Një ndër hapat është procesi i vettingu dhe reforma në drejtësi që vazhdon. Shqipëria ka ngritur një kuadër ligjor për të luftuar korrupsionin. Të gjitha këto hapa që Shqipëria por edhe vendet e rajonit po i ndërmarrin i sjellin më pranë rrugës drejt BE. Perspektiva e Holandës është gjithëpërfshirëse, pra mbështet edhe Shqipërinë. Më bëhet qejfi që ka dy struktura që luftojnë korrupsionin, kanë shumë punë mbi shpatulla, por do të kenë mbështetje.”