Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad ka zhvilluar një takim me banorë të Paçramit, pjesë të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Hastad ka folur ndër të tjera edhe për fenomenin e shit-blerjes së votave, duke u shprehur se është një fenomen shqetësues.

“E vlerësoj demokracinë, jemi këtu në Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor. Nuk flasim për shit-blerjen e votës në takime por për pjesëmarrjen e komunitetin në procesin zgjedhor. Është shqetësuese fenomeni i shit-blerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia ndodhet është shumë i brishtë. Kemi të gjithë një rol por më të rëndësishëm qytetarët por shteti duhet tu sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirëfilltë. Nuk dua të komentoj përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në zgjedhje”, tha ajo.