Anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese/ Presidenti Meta thirrje deputetëve: Veproni pa humbur kohë

11/11/2019 - 09:25

Parlamenti voton sot në limitet e afatit të përcaktuar nga Kushtetuta për të zgjedhur dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, për vakancat e shpallura më datë 12 shkurt 2018 dhe për vakancën e shpallur më 4 mars 2018.

Për këtë ka reaguar edhe kreu i shtetit. Përmes një postimi në FB të pak minutave më parë, Presidenti Ilir Meta iu drejtohet deputetëve dhe u bën thirrje duke u kujtuar se “Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!”

Sipas kreut të shtetit, “Presidenti po e ndjek me vëmendje këtë proces dhe do të shprehet menjëherë brenda 24 orëve për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij.

Ndaj ju lutem, gjeni pesë minuta kohë, lexoni nenin 179, pika 2 dhe 12 të Kushtetutës dhe nenin 86 pika 4/a/c të ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe veproni pa humbur kohë!

Sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t’i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED!!!”

REAGIMI I PLOTË

Të nderuar deputetë,

Sot është një ditë tepër e rëndësishme për të treguar përgjegjshmëri për të ardhmen europiane të Shqipërisë!

Ju e dini që krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një nga nëntë kushtet kryesore të Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!

Presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e parë të saj menjëherë !

Tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë!

Presidenti po e ndjek me vëmendje këtë proces dhe do të shprehet menjëherë brenda 24 orëve për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij.

Ndaj ju lutem, gjeni pesë minuta kohë, lexoni nenin 179, pika 2 dhe 12 të Kushtetutës dhe nenin 86 pika 4/a/c të ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe veproni pa humbur kohë!

Sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t'i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED!!!

Përshëndetje nga Forumi i Paqes në Paris!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dekreti i Presidentit Meta që kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për komunikimet elektronike, ka përplasur në Kuvend mazhorancën dhe i

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të videos, ku kryebashkikaku i PS-së në Bulqizë

Presidenti Ilir Meta ka takuar homologun bullgar Rumen Radev ku bën me dije se ky i fundit do të vizitojë Tiranën javët e ardhshme.

Në një takim në Berat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha para demokratëve se reforma territoriale është një dështim, ndër

Erion Veliaj, mund të konsiderohet pa frikë kryebashkiaku fluturues.

Jo pak kujt i ka ngelur në mendje motoja “KÇK” e thënë nga kryeministri Edi Rama në parlament dhe e shpjeguar disa herë.

Biznesmeni spanjoll Eugenio Galdon, do të kthehet sërish në Shqipëri, pavarësisht se gjatë verës teksa ishte me familjen, u sulmua nga Mi

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjen e Presidentes së re në Greqi, Katerina Sakellaropoulou.

Pasi ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji zbuloi emrin e kryebashkiakut që konsumon kokainë, ka reaguar kryetari i Bashkisë së Bulqizës,

Në një dalje për mediat, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zbuluar emrin e kryebashkiakut që përdor drogë në lokal.